Raporti i ngjarjeve, 27,28,29 janar, 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Interpol Tirana

Të akuzuar si bashkëpunëtorë në trafikimin e sasive të mëdhaja të lëndëve narkotike, ekstradohen nga Gjermania dhe Greqia, në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë.            

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre në vendet ku ata duhet të vihen përpara përgjegjësisë penale, janë ekstraduar në Shqipëri, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, konkretisht:          

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Ëiesbaden, u ekstradua shtetasi E. D., 31 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 28.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.     

Shtetasi E. D. akuzohet se gjatë periudhës janar 2018-dhjetor 2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdhaja droge, në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Holandë dhe Gjermani.

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, u ekstradua shtetasi V. H. alias V. H., 43 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës se Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.07.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 

Shtetasi V. H akuzohet se më datë 30.03.2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, drejt Greqisë.

Berat

I dënuar me 6 vjet burgim, për transportim të kundërligjshëm të emigrantëve nga Vendet e Treta, kapet dhe ndalohet 59-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, si rezultat i kontrolleve në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Agron Ymeraj, 59 vjeç.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shtetasi Agron Ymeraj do t’i dorëzohet nga shërbimet e DVP Durrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit, 8 muaj e 21 ditë burgim.

DVP Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 27”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte gjatë natës, 5 emigrantë, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.   

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të 44-vjeçarit, pasagjer në këtë automjet.

Sekuestrohen automjeti tip “BMË”, një celular dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transporimit të emigrantëve nga Vendet e Treta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 27”.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi E. P., 44 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. S., 26 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë natës, në dalje të Pogradecit, i është bërë shenjë për ndalim, automjetit që drejtonte 44-vjeçari. Ai nuk i është bindur urdhrit, por ka vazhduar lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje, kanë bërë ndalimin e automjetit, në fshatin Qukës, Librazhd, dhe kanë arrestuar shtetasin E. P., ndërsa shtetasi Xh. S. (pasagjer në këtë automjet), duke përfituar nga errësira, është larguar. Vijon puna për kapjen e tij.

Në automjetin tip “BMË” që drejtonte i arrestuari, ishin 5 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, nga 2 shtetasit, për të kaluar ilegalisht, kufirin, me destinacion vendet e BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

DVP Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antidrogë “Tempulli 2”. Goditen 2 raste të tjera të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.

U kapën në flagrancë në Lezhë dhe në Shëngjin, ndërkohë që shitnin doza kokaine dhe cannabisi, vihen në pranga 2 shtetas

Sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë qarkun dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Policisë së Lezhës, goditën 2 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike.

Për rastet u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 23 vjeç, banues në Lezhë dhe R. P., 19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë.

23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza.

Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “The night”.

Qarkullonte me automjet, me pistoletë imituese, armë të ftohta dhe përdorte pajisje si ato të Policisë (stema dhe portofol Policie), kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, pistoleta imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Siri Kodra”, me një automjet tip “Benz”, qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The night”, për kapjen e tij.

Gjatë operacionit, në rrugën “Siri Kodra”, është lokalizuar automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. S., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë. 

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për dhunë në familje, për t’u implikuar në vjedhje, arrestohet 45-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Dh., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se më datë 22.01.2024, ka vjedhur në qendrën shëndetësore të fshatit Barmash, 2 pajisje. Gjithashtu, më datë 27.01.2024, ka tentuar të vjedhë në një banesë të pabanuar.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet e vjedhura në qendrën shëndetësore.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. P., 57 vjeç, banues në Leskovik, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Moravë”, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër/Informacione paraprake

-Rreth orës 22:45, në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër”, automjeti me drejtues shtetasin F. K., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 31 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, shtetasja A. M., 23 vjeçe. Të tre të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital.

-Pasditen e djeshme, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. K., 63 vjeç, në fshatin Asim Zeneli. Si pasojë, ka patur vetëm dëme materiale.

-Ditën e djeshme, në banesën e saj në Tepelenë, dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve që përdorte, një shtetase 62 vjeçe. Ajo aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, në spitalin e Tiranës.

Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e 3 rasteve.

DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.     

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, djalin e tij, shtetasin Sh. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.   

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: 

F. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; 

K. R., 25 vjeç, banues në Mallakastër, pasi me automjetin tip “Audi”, që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T., 47 vjeç, banues në Ballsh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi B. F., 65 vjeç, të cilët morën mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.        

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 35 vjeç, banues në Vjosë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetase.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 215 shtetas, konkretisht: 59 shtetas janë vënë në pranga, 136 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 17 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 15 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 28 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas është arrestuar për një tentativë për vrasje.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 12 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 12 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të krimeve kompjuterike, 2 prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastin tjetër është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 22 raste, 8 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. 4 shtetas janë vënë në pranga, 9 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për veprimtari kriminale në këtë fushë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 20 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 13 raste- 7 shtetas janë vënë në prang, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 22 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-2 raste të veprës penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”, me 3 shtetas të vënë në pranga;

-2 raste të veprës penale “Fyerja”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Përndjekja” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, “Prishja e qetësisë publike”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, me 9 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

4 shtetas të kërkuar përkatësisht për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” (2), “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” (1) dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” (1), janë kapur dhe ndaluar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 14 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 17 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 45 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 25 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.