Arrestohet një 51-vjeçar, për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.
Kapet në flagrancë në tentativë për të vjedhur një 20-vjeçar, i cili ishte dhe me masë sigurisë “Arrest shtëpie”.
Ndalohet dhe 1 shtetas në kërkim, i dënuar për vjedhje.
Sekuestrohen doza me lendë narkotike, e dyshuar kokainë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin:
R. P., 51 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, ku ky shtetas punonte si banakier, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 doza me lëndë narkotike, e llojit kokainë.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë informacioneve të marra nga qyetarët kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili po tentonte të vidhte materiale ndërtimi në ambientet e një magazine. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 20-vjeçari ka shkelur dhe masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
—
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin E. P., 31 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për vjedhje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.