DVP Korçë
Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim gjatë operacioneve të mëparshme të Policisë.
U identifikua si prodhues dhe shitës i lëndëve narkotike, si rezultat i operacionit policor “Knock Down 2”, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari i shpallur në kërkim.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim K. N., 22 vjeç, banues në Korçë.
Gjykata e Korçës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, pasi u identifikua nga Policia e Korçës, si i përfshirë në këto veprimtari kriminale, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Knock down 2”, të zhvilluar më datë 28.10.2022.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.