Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Has/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”.U kap në flagrancë, me sasi cannabisi me vete, në një lokal në Krumë, të përshtatur për përdorim dhe për shitje të kësaj lënde narkotike, vihet në pranga 38-vjeçari.Procedohet penalisht administratori i lokalit, i cili përveç përshtatjes, fshihte të ardhurat e gjeneruara nga biznesi i paregjistruar.Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të cilat vijojnë të kryhen me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, kanë zbuluar një lokal në Krumë, të marrë me qira, me qëllim përshtatjen për përdorim dhe shitje të cannabis sativës.Nga ndërhyrja e menjëhershme në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë, me lëndë narkotike cannabis sativa, me vete, dhe vunë në pranga shtetasin D. Ll., 38 vjeç, banues në fshatin Kishaj. Gjithashtu, u sekuestrua si provë materiale, sasia e lëndës narkotike që posedonte i arrestuari.Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Q., 58 vjeç, banues në Krumë, pasi nuk kishte regjistruar në organet tatimore, lokalin e marrë me qira, si dhe sepse dyshohet se e kishte përshtatur këtë ambient, për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike cannabis sativa.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
DVP Lezhë/Vijon operacioni policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, me goditje të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale.Zbulohet në Fushë Kuqe, një bazë ku furnizoheshin me mjete, grupe kriminale, me qëllim kryerjen e krimeve të rënda kundër personit.Sekuestrohen një automjet me ndërhyrje në të për fshehje të dhënave, 5 motomjete dhe 4 palë targa të vjedhura në Shqipëri dhe Kosovë, sasi lënde plasëse me fitil zjarrpërcjellës, veshje për kamuflazh dhe sende të tjera që shërbenin për kryerjen e krimeve.Vihet në pranga pronari i banesës që shërbente si bazë.Në kuadër të operacionit të koduar “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht për të zbardhur ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura së fundi, specialistët e seksioneve për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, dhe për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, me mbështetjen dhe të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tjera të rënda kriminale, pasi kanë zbuluar një ambient ku mbaheshin një sërë mjetesh dhe sendesh që do t’iu shërbenin grupeve kriminale.Në fshatin Gorre, njësia administrative Fushë Kuqe, shërbimet e Policisë Kriminale të Lezhës dhe ato të FNSH Shkodër, kanë kryer kontrolle në një banesë të vjetër në pronësi të shtetasit A. L.. Nga kontrollet në brendësi dhe përreth saj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:-1 automjet tip “Mazda”, me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit;-5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur;-4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë;-400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim;-kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi A. L., 40 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Trafikim i mjeteve motorike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.Strukturat hetimore vijojnë intensivisht punën me qëllim arrestimin e shtetasve për llogari të të cilëve posedoheshin këto mjete/sende dhe që ishin bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Dibër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të megaopeacionit policor të koduar “Tempulli”, ndaj shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe atyre që tentojnë ta trafikojnë jashtë territorit të vendit.Falë inteligjencës policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “BORDER“, Strukturat e DVP Dibër goditën një rast të tentativës për të trafikuar kokainë me qëllim shitjen në doza në Maqedoninë e Veriut.Vihet në pranga 59- vjeçari nga Dibra, i cili u kap në Pikën e Kalimit Kufitarë Bllatë, pas ndjekjes nga forcat Operacionale të DVP- Dibër.59-vjeçari, rezultoi se e ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së kokainës dhe në qytetin e Peshkopisë në afrësi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 7 pako të mbushura me kokainë, si dhe dhjetra doza të tjera po me kokainë, gjithësej rreth 710 gram.Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet Operacionale dhe ato të Hetimit të Narkotikëve në DVP Dibër, falë inteligjencës policore të siguruara se një shtetas po tentonte të trafikonte drejt Maqedonisë së Veriut një sasi kokaine, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “BORDER”.Bazuar në inteligjencën policore forcat Operacionale kanë lokalizuar automjetin e dyshuar me drejtues shtetasin R.Ç., i cili po qarkullonte nga qyteti i Peshkopisë në drejtim të PPK Bllatë dhe i janë vënë në ndjekje duke e mbajtur nën vëzhgim.Në momentin që automjeti ka mbërritur në PKK Bllatë, shërbimet Operacionale sëbashku me shërbimet e Policisë Kufitare Bllatë, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në automjet, ku si rezultat kanë gjetur të fshehura dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë.Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ushtuar kontroll në banesën e drejtuesit të automjetit, ku gjatë kontrollit, Policia gjeti 7 pako me lëndë narkotike kokainë, në total rreth 710 gramë kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me një sasi parash, 2 aparate celular, 1 peshore elektronike dhe automjeti tip “Sharon”, në pronësi të 59-vjeçarit.Nga hetimet paraprake rezultoi se ky shtetas e ushtronte këtë veprimtari edhe në qytetin e Peshkopisë në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme dhe sëfundmi po tentonte të trafikonte kokainë në sasi të vogla drejt Maqedonisë së Veriut me qëllim shitjen e saj në doza.Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.Ç, 59 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Cross road”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë.Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit, për një 27-vjeçar që përndoqi një shtetase për disa muaj dhe mbante municion luftarak në banesë.Sekuestrohet sasia e municionit luftarak që u gjet në banesën e tij.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cross road”, të ndjekur me metoda speciale të hetimit.Në kuadër të tij u bë ndalimi i shtetasit A. C., 27 vjeç, banues në Shijak, Durrës.Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur një shtetase, për disa muaj. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Shijak, shërbimet e Policisë gjetën një sasi municioni luftarak, të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Prrenjas-Konstatohet dhe goditet një rast i kontrabandimit të bagëtive të trasha, nga Maqedonia e Veriut, me qëllim tregtimin.Arrestohet në flagrancë shtetasi të cilit iu gjetën në automjet dhe në banesë, 8 bagëti të trasha (viça) të pamatrikulluara.Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan goditën një rast të kontrabandimit të bagëtive të trasha, me qëllim shitjen në vendin tonë.Për këtë rast u vu në pranga shtetasi I. A., 62 vjeç, banues në Prrenjas.Ky shtetas u kap në flagrancë, në fshatin Rrajcë, duke drejtuar një automjet tip “Mitsubishi”, ku mbante 2 bagëti të trasha (viça) të dyshuara të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut. Në vijim, nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi, u gjetën 6 bagëti të tjera që dyshohet se janë marrë në të njëjtën mënyrë, duke qenë se ishin të pamatrikulluara konfrom rregullave përkatëse.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 64 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 41 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste– 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 3 raste, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 8 raste, 4 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këto veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduae në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Perndjekja”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Prishja e qetësisë publike”, “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Fyerja”, me 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, për të cilin vijojnë hetimet.
Kanë ndodhur 9 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe me 8 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 22 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 10 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.