Gjirokastër – Procedohet penalisht 1 shtetase

Gjirokastër

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. N., 55 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi mbasditen e djeshme, në lagjen “18 Shtatori”, automjeti që drejtonte 55-vjeçarja ka aksidentuar shtetasin Th. D. (këmbësor), 74 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, pas kallëzimit të shtetasit Ç. I., 69 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshon se në fshatin Picar, Gjirokastër, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, i kanë marrë një sipërfaqe toke. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.