Durrës/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. M., 22 vjeç, banues në Kukës, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një shufër metalike;
-P. Sh., 62 vjeç, banues në lagjen nr. 8, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.