DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin I. M., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime për ndërtimin e një objekti me konstruksion metalik, për qëllime përfitimi, pavarësisht se është ndaluar më parë për ndërtimin e paligjshëm të këtij objekti.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
- M. Sh., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka vjedhur një shumë lekësh në arkën e një supermarketi, në lagjen “5 Maji”;
-K. D., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 27-vjeçar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Z., 27 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “Haxhias”, automjeti që drejtohej nga kjo shtetase ka përplasur lehtë një karrocë me fëmijë 1 vjeçe, që shoqërohej nga nëna e fëmijës. Fëmija, pasi mori mjekim në spital, u dërgua në banesë.
Në spitalin e Gramshit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi L. M., 42 vjeç, banues në Gramsh, punonjës për mirëmbajtjen e rrugës, i bashkisë Gramsh, i cili gjatë kohës që ka qenë duke punuar, aksidentalisht ka rrëshkitur dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.