Shkodër – Procedohet penalisht 1 shtetas

Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 58 vjeç, pasi ka kallëzuar një 41-vjeçar se ky shtetas dyshohet se i ka ngacmuar seksualisht, në rrugë, vajzën 9 vjeçe. Vijojnë hetimet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.