Mirditë/Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, në Rrëshen, vihet në pranga 32-vjeçari

Mirditë/Kontrolle intensive në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.

Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje, në qytetin e Rrëshenit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe krehri i saj me fishekë.

Në zbatim të planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, plan i cili inicioi ditën e djeshme, operacionin policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e FNSh Tiranë, kanë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e rrethit dhe si rezultat;

U arrestua në flagrancë shtetasi F. N., 32 vjeç, banues në Rrëshen, pasi u kap duke lëvizur në qytet, i armatosur me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit M. Ll., 36 vjeç dhe V. Ll., 41 vjeç, vëllezër, të dy banues në Rrëshen, pasi nga kontrollet në banesa iu janë gjetur një armë sportive dhe një sasi fishekësh që posedoheshin pa leje.

Armët dhe municioni janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️