Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit;
– H.Ç. 21 vjeç, banues në Tiranë.
-A.M. 21 vjeç, banues në Krumë, Has.
Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” Kukës, duke transportuar 5 shtetas sirianë të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.
Shtetasit H.Ç dhe A.M, kundrejt fitimit do ti ndihmonin shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.