DVP Korçë – Procedohen penalisht 4 shtetas

DVP Korçë

-Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N. S., banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike (verë, liker, raki) dhe alkooli ushqimor, pa pullën fiskale, një pjesë e konsiderueshme e tyre edhe pa etiketa. Gjithashtu, u gjetën pako me etiketa ngjitëse me logon e subjektit, pa data prodhimi, të cilat vendoseshin në paketimet e produkteve të pacertifikuara nga organet përkatëse. Sasia e pijeve dhe etiketat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 5, ka fyer një 28-vjeçare dhe kalimtarë të tjerë në rrugë, si dhe ka goditur me duar dhe shkelma, automjetet e parkuara.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Dhunimi i varreve”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja F. A., 80 vjeçe, banuese në fshatin Vashtëmi, Maliq, se disa ditë më parë, familjarë të shtetasit Th. K., 43 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, kanë dhunuar varrin e babait të saj, duke rivarrosur eshtrat e tij disa metra më larg. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

Xh. M., 32 vjeç, banues në fshatin Moglicë, Maliq, pasi më datë 06.11.2023, në një lokal në fshat, ka goditur me grushte dhe shkelma, një 57-vjeçar, për motive të dobëta;

R. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi më datë 06.11.2023, gjatë orëve të natës, dyshohet se ka dëmtuar derën e ambulancës së fshatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.