DVP Vlorë/Arrestohen 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident me pasojë vdekjen, në aksin rrugor “Xarrë-Çukë”, ju informojmë se u bë identifikimi i shtetasit që humbi jetën, M. D., 48 vjeç, si dhe specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Th. K., 51 vjeç, drejtues i automjetit që përplasi motomjetin që drejtonte 48-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan shtetasin A. H., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe atij në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin G. Xh., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka tentuar të vjedhë një celular, në dhomën e një hoteli në lagjen nr. 2.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.