Bulqizë – Procedohen penalisht 3 shtetas

Bulqizë

✅Vinte baste sportive me anë të celularit, procedohet penalisht 25- vjeçari.

✅Procedohen penalisht dhe dy shtetas të tjerë pasi u konfliktuan fizikisht me njëri tjetrin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që organizonin baste sportive me anë të celularit, kanë organizuar punën për kapjen dhe verifikimin e tij. Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.B., 25 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në celularin e tij, u gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive.

Po këto shërbime, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K.L., 24 vjeç, dhe B.L., 44 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.