Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit, operacioni policor i koduar “Monday”.
Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për rrëmbim personi dhe vjedhje ne dhunë.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Monday”.
Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi në kërkim Hashim (Abdyl) Basha, 43 vjeç, banues në Budull.
Ky shtetas është dënuar 5 vjet e 6 muaj, burgim, për veprat penale “Rrëmbimi i personit dhe “Vjedhja me dhunë”, dhe nga përllogaritja e dënimit sipas njohjes dhe ekzekutimit në shtetin shqiptar, të vendimit penal të huaj të Gjykatës për të Mitur në Torino, i kanë mbetur dhe 2 vjet e 6 muaj burgim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.