DVP Lezhë/Arrestohen 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 55 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasin L. A., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi në ambientet e jashtme të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës (specialist) të këtij institucioni. Vijon puna për kapjen e 46-vjeçarit.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 55 vjeç, banues në Kurbin, pasi në aksin rrugor “Mamurras-Laç”, u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.