DVP Kukës
Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me barishte, procedohet penalisht.
Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 70 vjeç, banues në fshatin Novosej.
Ky shtetas iu ka vënë zjarrin disa mbeturinave, në tokën e tij, në vendin e quajtur “Lisi i Keritit”, në fshatin Novosej, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barishte.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.