Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit E. T., 38 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës dhe D. B., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte ushqimore në një market, në lagjen nr. 13, Durrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka tentuar të vjedhë një celular, në një lokal. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit për një vjedhje tjetër të kryer më parë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak ndaluan shtetasin S. Ll., 27 vjeç, banues në Shijak, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 25.10.2023, ka vjedhur produkte ushqimore, në një market. Ky shtetas është kapur duke tentuar të kalojë kufirin në PKK Muriqan, Shkodër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.