DVP Shkodër – Vijon operacioni policor i koduar “Bërdica”, kapet 1 shtetas që ishte në kërkim

DVP Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Bërdica”, i zhvilluar në vitin 2022, për goditjen e një rasti të kultivimit të kanabisit, me anë të llambave.

Kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Shkon në 9 numri i shtetasve të vënë në pranga për këtë operacion (5 prej të cilëve punonjës të OSHEE-së).

-Gjatë operacionit, në banesën që ishte ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, janë gjetur dhe sekuestruar 1200 fidanë dhe 730 bimë narkotike, pajisje të ndryshme elektrike për kultivimin e tyre, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat i kontrolleve, u kap dhe u ndalua shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet se ka bashkëpunuar me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë, gjatë operacionit, për të përshtatur katin e dytë të një banese trekatëshe në fshatin Bërdicë, për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, me pajisje elektrike. Në kuadër të operacionit, Policia arrestoi edhe 5 punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅