Tiranë
Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
- E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe gjatë kontrollit në banesë i gjetën dhe sekuestruan një bimë të dyshuar narkotike kanabis, të kultivuar në vazo;
- B. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Grigor Cika”, dyshohet se ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme, një objekt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
- L. Q., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, në autobusin e linjës së Tufinës, është konfliktuar me shtetasin E. D., si dhe ka kundërshtuar me forcë për shkak të detyrës, një punonjës policie, i cili ka ndërhyrë për neutralizimin e konfliktit;
- G. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, në autobusin e linjës Kombinat-Kinostudio, i ka vjedhur kuletën një shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin S. G., 31 vjeç, banues në Kasallë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:
- K. R., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
- S. J., 49 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- P. Sh., 38 vjeç, banues në Sauk, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
- M. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Fiat”, me pasojë vetëm dëme materiale;
- A. V., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.