Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
DVP Gjirokastër/Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Porosia”. Sekuestrohen 5.25 kilogramë kanabis.U kap në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike, me automjet, vihet në pranga 47-vjeçari.Vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë të cilët kontrollonin rrugën, me një automjet tjetër, për të sinjalizuar 47-vjeçarin, për prezencën e shërbimeve të Policisë. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, për disa muaj, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, të DVP Gjirokastër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Porosia”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:- Y. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë;- M. L., 32 vjeç, banues në fshatin Çepun, Gjirokastër;- A. L., 38 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër.Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Kodër”, Gjirokastër, automjetin tip “Toyota Yaris”, me drejtues shtetasin Y. Q. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur në bagazh, 5.25 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se po transportohej për t’u shitur.Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin M. L. dhe pasagjer shtetasin A. L., të cilët kontrollonin rrugën, me qëllim për të sinjalizuar shtetasin Y. Q., për prezencën e shërbimeve të Policisë, në rrugë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 2 automjetet dhe 5 celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.Sekuestrohen 50 doza lënde narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në afërsi të universitetit, në lagjen “Pavarësia”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Vlorë.Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në 50 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave të qytetit, kryesisht pranë universitetit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan-Vinin baste sportive me anë të celularëve, vihen në pranga 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për 2 shtetas që organizonin baste sportive me anë të celularëve, kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
-O. O., 25 vjeç dhe R. S., 56 vjeç, të dy banues në Cërrik, pasi në celularët e tyre u gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive. 2 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– B. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Mollas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-Sh. Z., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Tropojë/Vijojnë kontrollet dhe hetimet, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.Posedonte në automjet, lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim përdorimin dhe shitjen, arrestohet 32-vjeçari.Procedohet në gjendje të lirë një 16-vjeçare, pasagjere në automjet.Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe shuma parash, në euro dhe në lekë, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, si dhe i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me ato të DVP Kukës, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.Në Bajram Curri, është ndaluar për kontrolle, automjeti me drejtues shtetasin A. Ç. dhe ku ishte pasagjere një 16-vjeçare. Gjatë kontrolleve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 450 euro dhe 40 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi A. Ç., 32 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 16-vjeçaren, të dy banues në Durrës.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 93 shtetas, konkretisht: 30 shtetas janë vënë në pranga, 51 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste– 11 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të krimeve ekonomike- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, njëri prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për veprimtari kriminale në këtë fushë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale:
-në fushat e falsifikimit të dokumenteve, prostitucionit, vjedhjes së energjisë elektrike dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-“Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-“Trafikimi i të miturve”, “Marrja e padrejtë e fëmijës” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetase të shpallur në kërkim;
-“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-“Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-“Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Për raste të mëparshme, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe veprimeve procedurale të strukturave të Policisë:
-është ndaluar 1 shtetas për falsifikim të dokumenteve;
-është ndaluar 1 shtetas për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
-është identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 shtetas për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.