Tiranë – Policia Rrugore vijon kontrollet në akset rrugore, 9 drejtues mjetesh vihen në pranga

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore. Këto kontrolla synojnë evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.

Gjatë javës që lamë pas:

🚔 Janë arrestuar 9 shtetas për:

  • Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike;
  • Shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

📜 Janë vënë 6675 masa administrative, disa prej të cilave janë:

  • 356 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
  • 59 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
  • 6 për përdorim të xhamave të errësuar;
  • 62 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha;
  • 82 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
  • 33 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
  • 145 për parakalime të gabuara;
  • 5314 për parkime të gabuara.

🚗 Janë bllokuar 6 automjete për:

  • Detyrime të pashlyera;
  • Mungesë dokumentacioni;
  • Verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

udhëtomejetënnëmendje 🛣️

zbatorregullat ✅⚠️

mbrojetën

respektokëmbësorët 🚶🚸

STOP ❌shpejtësi ❌alkool ❌celular🚘