Dibër
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me forcën e Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin L.L., 29 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Kanosja”, “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”, “Përndjekja”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Armëmbajtja pa leje” .
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.