Zbardhen 4 raste të vjedhjeve të biçikletave, në pranga autori.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi” arrestuan shtetasin:
H. P., 39 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për vjedhje).
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i 4 rasteve të mëposhtme të vjedhjeve të biçikletave:
– Vjedhjes së biçikletës së shtetasit M. S., të ndodhur më datë 30.10.2019;
– Vjedhjes së biçikletës së shtetases M. K., të ndodhur më datë 30.10.2019;
-Vjedhjes së biçikletës së shtetasit B. D., të ndodhur më datë 29.10.2019;
– Vjedhjes së biçikletës së shtetasit E. M., të ndodhur më datë 23.10.2019.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.