Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
PKK Morinë-Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i dënuar me 25 vjet burgim, nga autoritetet e Perusë, për trafikim të armëve dhe për krime kundër shtetit, arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari.Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve nga shërbimet e Interpol Tiranës, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Perusë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht Dmytro Chornyi, 58 vjeç, banues në Ukrainë.Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 58-vjeçari ishte i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Perusë, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i armëve” dhe “Krimet kundër shtetit dhe mbrojtjes kombëtare”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Perusë.Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Peru, për ta ekstraduar shtetasin Dmytro Chornyi, drejt këtij shteti.
Përmet/I vodhi celularin një shtetasi italian, falë veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se i kishin vjedhur celularin, në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës”, Përmet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale nga Policia, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i vjedhjes së celularit të 23-vjeçarit italian, shtetasi E. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Përmet.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
DVP Durrës-Finalizohet operacioni policor i koduar “Indicia”, si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive.Shfrytëzoi për prostitucion, një 30-vjeçare nga Greqia, kapet gjatë tentativës për t’u larguar përmes PKK Kapshticës, dhe vihet në pranga 28-vjeçari nga Greqia.Procedohet penalisht 30-vjeçarja, për ushtrim të prostitucionit.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, pas një hetimi proaktiv, disajavor, të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, finalizuan operacionin policor të koduar “Indicia”.Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, u kap gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi ynë, shtetasi F. P., 28 vjeç, banues në Greqi.Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjeçari, gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia, ndaj së cilës filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka vjedhur 30-vjeçares, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 102 shtetas, konkretisht: 22 shtetas janë vënë në pranga, 69 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 3 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim. 2 shtetas të tjerë, të kërkuar për këtë veprimtari kriminale, janë ndaluar.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 18 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomike, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 4 raste të falsifikimit, me 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste-1 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Për një vjedhje të kryer më parë, është ndaluar një tjetër shtetas.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar nga 2 raste të veprave penale: mosbindja/kundërshtimi ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, “Shpërdorimi i detyrës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i krimeve kompjuterike dhe veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Fyerja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Dhunimi i banesës” dhe “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu është evidentuar nga 1 rast i veprave penale në fushën e prostitucionit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetase të proceduar në gjendje të lirë; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 5 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 19 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 11 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.