Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Lushnjw-I dënuar nga autoritetet gjyqësore të Italisë, me mbi 5 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, kapet në Lushnjë dhe vihet në pranga 53-vjeçari.Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bënë të mundur kapjen në fshatin Tërbuf, Lushnjë, si dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, e shtetasit B. M., 53 vjeç.53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novarës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit B. M., në Itali.
Durrës-Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të punonjësve të patrullës së Policisë, pas denoncimit të një qytetari se po tentonin t’i vidhnin automjetin, arrestohet në flagrancë autori.Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se një shtetas po tentonte të vidhte një automjet, në lagjen nr.12, kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të këtij rasti, shtetasit A. Dh., 49 vjeç, banues në Durrës.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
DVP Gjirokastër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Tuneli i Kalasë”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.
Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Labovë e Kryqit-Libohovë”, në vendin e quajtur “Fëngu i Poshtëm”, automjeti që drejtonte 24-vjeçari, është perplasur me automjetin që drejtonte shtetasi F. Z., 59 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar një pasagjere në automjetin që drejtonte 59-vjeçari, shtetasja A. K., 66 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 72 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 41 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, janë evidentuar 4 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, me 1 shtetas të vwnw nw pranga, 3 shtetas tw shpallur në kërkim dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të krimeve ekonomike, me 4 shtetas tw shpallur nw kwrkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Wshtw evidentuar 1 rast i krimeve kompjuterike, me autor ende tw paidentifikuar.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të vënë në pranga, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste, njwri prej tyre me autorw ende tw paidentifikuar, ndwrsa pwr rastet e tjera- 1 shtetas është vwnw nw pranga, 1 shtetas wshtw shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 3 shtetas të vënë në pranga. 1 shtetas i shpallur nw kwrkim pwr kwtw vepwr penale, wshtw ndaluar, si dhe janë plotësuar 15 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Mw tej, janë evidentuar:
-3 raste tw mosbindjes/kundwrshtimit tw urdhrave tw punonjwsve tw Policisw, me 1 shtetas tw vwnw nw pranga dhe 2 shtetas tw proceduar nw gjendje tw lirw;
-2 raste tw veprws penale “Vetwgjyqwsia”, me 2 shtetas tw proceduar nw gjendje tw lirw;
-1 rast i veprave penale nw fushwn e prostitucionit, me 1 shtetas tw shpallur nw kwrkim dhe 2 shtetas tw proceduar nw gjendje tw lirw;
-1 rast i veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 2 shtetas tw shpallur nw kwrkim;
-1 rast i veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, me 1 shtetas tw proceduar nw gjendje tw lirw;
-1 rast i veprws penale “Veprime nw kundwrshtim me vendimin e gjykatws”, me 1 shtetas tw vwnw nw pranga;
-1 rast i veprws penale “Pwrdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas tw shpallur nw kwrkim;
-1 rast i veprws penale “Shkelja e rregullave tw mbrojtjes nw punw”, me 2 shtetas tw proceduar nw gjendje tw lirw.
1 shtetas i shpallur nw kwrkim pwr veprwn penale “Shkelja e rregullave tw mbrojtjes nw punw”, u kap dhe u ndaluar, ndwrsa ndaj njw shtetasi tjetwr, tw kwrkuar pwr veprwn penale “Prishja e qetwsisw publike”, nisi procedimi nw gjendje tw lirw.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilave 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.