Raporti ditor i ngjarjeve, 24 tetor 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”.Operacioni, rezultat i inteligjencës policore të siguruar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u zhvillua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe me Komisariatin e Policisë Durrës.Kishte përshtatur një banesë, për të riparuar dhe për të tregtuar armë zjarri, fishekë armësh dhe sende të tjera, që i siguronte për llogari të grupeve kriminale, arrestohet 38-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.Sekuestrohen 1 armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.Si rezultat i punës policore intensive, 24/7, në çdo skaj të territorit të qarkut, për qëllimet madhore: shkatërrimin e grupeve kriminale, parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që sigurojnë apo posedojnë asete për llogari të grupeve kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me ato të Komisariatit të Policisë Durrës, operacionin policor të koduar “Baza”.Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë zbuluan një banesë që ishte përshtatur për riparimin dhe për shitjen e armëve, municionit luftarak dhe sendeve të tjera që dyshohet se siguroheshin për t’u përdorur nga grupe kriminale.Gjithashtu, u vu në pranga pronari i banesës, shtetasi L. L., 38 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme fishekësh të armëve të zjarrit dhe të gjahut, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

DVP Elbasan/Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. P., 37 vjeç dhe T. P., 47 vjeç, të dy banues në fshatin Kuqan, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe majtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Gjergjovin, Gramsh, me 2 armë gjahu që i mbanin pa leje. 2 armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

– M. T., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua se po ndërtonte një objekt, pa lejen përkatëse; 

– V. T., 39 vjeç, banues në fshatin Kuqan, pasi në këtë fshat ka dëmtuar me një mjet varinsk, një objekt në pronësi të motrës së tij.     

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policise Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. T., 44 vjeç, banues në Belsh, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt me konstruksion metalik, pa lejen përkatëse nga organet kompetente.   

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shkodër

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 7 muaj e 28 ditë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vënë në pranga shtetasin A. T., 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Vrrith, Malësi e Madhe, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse. 

Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. P., 36 vjeç, banues në Malësi të Madhe, pasi është konstatuar duke transportuar me automjet, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 80 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 54 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste– 1 shtetas është janë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 3 shtetas të tjerë, të kërkuar për veprimtari kriminale në këtë fushë, janë kapur dhe vënë në pranga.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të krimeve ekonomike- 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 8 raste, njëri prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste- 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 1 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të vënë në pranga;

-2 raste të veprës penale “Pishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale në fushat e falsifikimit të dokumenteve, krimeve kompjuterike, organizimit të kondërligjshëm të lojërave të fatit dhe kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprave penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Për raste të mëparshme, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe veprimeve procedurale të strukturave të Policisë:

-është ndaluar 1 shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”;

-është ndaluar 1 shtetas për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

-është ndaluar 1 shtetas për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”;

-janë ndaluar 2 shtetas, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”;

-ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 1 shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

-ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 1 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.