Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
PKK Morinë-Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Austrisë, për trafikim të narkotikëve, arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari nga Serbia.Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Vjenës, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht D. S., 31 vjeç, banues në Serbi.Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Vjena, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Austrisë.Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.
Tiranë-Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 6, dy raste të organizimit të lojërave të fatit.Vihen në pranga 2 shtetas, sekuestrohen celularët që përdornin për këtë veprimtari të paligjshme.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet dhe si rezultat, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të vënies së basteve sportive, me aparate celulare.Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në një lokal në rrugën “Stavri Themeli” dhe në një lokal në Ndoq, shërbimet e Policisë gjetën të hapura në celularët e shtetasve A. H. dhe E. D., faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. H., 36 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
DVP Dibër/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin SH.K., 35 vjeç, banues në Prishtinës, Kosovë. Ky shtetas në kohë të ndryshme mëpërmjet komunikimeve elektronike, ka pretenduar se ish-bashkëshortja e tij, keqtrajtonte fëmijën e tyre të mitur. Në përfundim të kryerjes së veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se 35-vjeçari, ka bërë njoftim të rremë në organet e rendit.
-Shërbimet e Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A.S., banues në Peshkopi, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip ‘Citroen’, pa targa dhe pa u pajisur drejtuesi me leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 87 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 59 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste – 1 shtetas wshtë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 3 shtetas tw tjerw janw ndaluar pwr kultivim tw bimwve narkotike.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste, njwri pre tyre me autor/w ende tw paidentifikuar, ndwrsa pwr rastet e tjera- 1 shtetas wshtë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, 2 prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të krimeve ekonomike- 1 shtetas wshtw shpallur nw kwrkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 4 raste të falsifikimit të dokumenteve- 2 shtetas janw vënë në pranga dhe 3 shtetas janw proceduar në gjendje të lirë.
Janw evidentuar 2 raste tw krimeve kompjuterike, njwri prej tyre me autor/w ende tw paidentifikuar, ndwrsa rasti tjetwr me 1 shtetas të proceduar nw gjendje tw lirw.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 3 prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. 3 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, pwr kwtw veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas tw shpallur nw kwrkim dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shpwrdorimi i detyrws”, “Mbajtja pa tw drejtw e uniformws”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Pwrndjekja”, “Pwrdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me 9 shtetas tw proceduar nw gjendje tw lirw.
Gjithashtu, wshtw evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Veprime nw kundwrshtim me vendimin e gjykatws” dhe “Largimi i tw burgosurit nga vendi i qendrimit”, me nga 1 shtetas tw shpallur nw kwrkim.
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugor, si pasojë e të cilave 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 janë proceduar në gjendje të lirë.