Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Vorë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 7, operacioni policor i koduar “Marikaj 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.Goditet një rast i përshtatjes së ambienteve, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, procedohet në gjendje të lirë, bashkëshortja e tij, për moskallëzim krimi.Vihet në pranga një punonjës i OSHEE-së, për shpërdorim detyre.Sekuestrohen 1035 bimë narkotike të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë të kultivuar në kubikë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se në Marikaj, një shtetas kishte përshtatur një ambient (magazinë), për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marikaj 2”.Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi K. K., 46 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 44 vjeçe, të dy banues në Marikaj.Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Sh., 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Gjatë kontrollit të një ambienti (magazinë), në përdorim nga shtetasi K. K., shërbimet e Policisë kanë evidentuar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të pajisjeve të ndryshme elektrike që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.Shtetasja A. K. ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësi i OSHEE-së, shtetasi L. Sh., nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 1035 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë kanabis të kultivuar në kubikë, ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
DVP Durrës-Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjalizimi”, si rezultat i informacioneve të siguruara nga Policia, se një shtetas po transportonte sasi të konsiderueshme cannabisi.Sekuestrohen 5 thasë me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 26 kilogramë.Vihet në pranga 42-vjeçari të cilit iu gjetën thasët me cannabis, në bagazhin e automjetit tip “Benz” që drejtonte.Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për një shtetas që po transportonte cannabis, si dhe në vijim të goditjeve të Policisë, ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, është finalizuar operacioni policor i koduar “Sinjalizimi”.Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, në fshatin Ishëm, kanë ndaluar për kontrolle automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. K. Gjatë kontrolleve, në bagazhin e këtij automjeti, u gjetën 5 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 26 kilogramë, sasi e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Vlorë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Mysafiri”, kundër armëmbajtjes pa leje.Operacioni nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë.Lëvizte në qytet, me këmbë, i armatosur me pistoletë, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari nga Tirana.Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e llojit “Beretta” që mbante me vete, si dhe këllëfë për pistoletën dhe veshje kamuflazhi që iu gjetën në banesë, në Tiranë.Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në lagjen “Hajro Çakërri”, po lëvizte një shtetas i armatosur me pistoletë, i cili sapo kishte ardhur në qytetin e Vlorës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mysafiri”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:-E. S., 38 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 38-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën në një qese plastike, një armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta” dhe një krëhër për pistoletën. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “21 Dhjetori”, Tiranë, u gjetën 2 këllëfë pistolete dhe 1 veshje kamuflazhi, si ato ushtarake. Të gjitha sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Tepelenë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-L. C., 33 vjeç, F. B., 71 vjeç, A. H., 31 vjeç dhe F. C., 55 vjeç, të katërt banues në fshatin Mezhgoran, Tepelenë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve nisi pasi kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në hyrje të fshatit Mezhgoran, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për hapjen e rrugës, sepse nuk lejojnë që të kryhen punimet për linjën e ujësjellësit që po ndërtohet mes fshatrave Peshtan dhe Mezhgoran.Për të mos ndërprerë punimet për ujësjellësin, bashkia Tepelenë ka kërkuar mbështetjen e DVP Gjirokastër. Në bazë të kërkesës së bërë nga bashkia Tepelenë, shërbimet e DVP-së dhe të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë shkuar në mbështetje të punonjësve të kompanisë, ku janë përballur me rezistencën e banorëve të zonës, por në asnjë moment nuk kanë ushtruar dhunë ndaj tyre.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 119 shtetas, konkretisht: 34 shtetas janë vënë në pranga, 71 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste – 6 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 8 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të krimeve ekonomike- 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 4 raste të falsifikimit të dokumenteve- me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i krimeve kompjuterike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të vënë në pranga. 1 shtetas tjetër i shpallur në kërkim për këtë paligjshmëri, është kapur dhe vënë në pranga.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, njëri prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim. 1 shtetas tjetër i shpallur në kërkim për këtë paligjshmëri, është kapur dhe vënë në pranga.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-5 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër i shpallur për këtë veprimtari të kundërligjshme, u kap dhe u vu në pranga.;
-3 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprave penale në fushën e prostitucionit, si dhe nga 1 rast i veprave “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.Gjithashtu, është evidentuar nga rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
1 shtetas tjetër, i kërkuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publiker” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, është kapur dhe vënë në pranga.
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugor, si pasojë e të cilave 4 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.