Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.Evidentohet dhe goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se në afërsi të disa shkollave në Laprakë, një shtetas shiste lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.Si rezultat, në rrugën “Gjergj Legisi”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 23 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 23-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Laprakës.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
DVP Korçë
Kolonjë/Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të vjedhjes në tre objekte kulti (teqe).
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për prodhim e shitje të narkotikëve.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se është autori i vjedhjes në tre objekte kulti (teqe), konkretisht më datë 22.08.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Starje, më datë 24.08.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Kreshovë dhe më datë 29.09.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Gjonç, Kolonjë. Vijon puna për kapjen e shtetasit L. A.
-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. E., 38 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muzakajt”, Korçë, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ushtruan në automjetin tip “Benz”, me drejtues 38-vjeçarin, gjetën një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në çantën e shtetasit H. H., pasagjer në këtë automjet, u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar kanabis. Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-Më datë 29.09.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja A. H., 22 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallëzuar se më datë 28.09.2023, është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi K. H., 29 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
-Më datë 29.09.2023, në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasja A. H., 49 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ka kallëzuar se 4 muaj më parë, ka humbur kontaktet me vajzën e saj S. H.(R.), 25 vjeçe, banuese në Prilep, Maqedonia e Veriut. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë-Shkelën rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, dhe si pasojë u dëmtua një tub i cili shkaktoi rrjedhje gazi, në një karburant, vihen në pranga administratori, menaxheri dhe një punonjës.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit A. Ç., 58 vjeç, (administrator në një subjekt), Xh. R., 38 vjeç, (menaxher i subjektit), dhe M. H., 54 vjeç, (shofer), të tre banues në Tiranë.Shtetasi Xh. R., menaxhon një subjekt në rrugën “Sadik Petrela”, të palicensuar për tregtimin e hidrokarureve. Ditën e djeshme, shtetasi M. H., duke parkuar automjetin autocisternë në këtë subjekt, ka dëmtuar një tub dhe si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi. Shtetasi A. Ç., administrator i këtij subjekti, ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
DVP Gjirokastër-Vihet në pranga një shtetase e shpallur në kërkim, e akuzuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mashtrimi”.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, vunë në pranga shtetasen S. R., 44 vjeçe, banuese në Përmet, për të cilën Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 27.09.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Mashtrimi”.Kjo shtetase dyshohet se ka patur dijeni se vajza e saj e mitur ishte abuzuar seksualisht nga një shtetas, disa muaj më parë, por nuk ka kallëzuar në Polici. Gjithashtu, dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj, duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tentativa”.Falë inteligjencës policore, Policia parandalon kryerjen e një vrasjeje nga një shtetas me precedent të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë.I armatosur me armë zjarri me silenciator, me të cilën po shkonte për të vrarë një shtetas, Policia kap dhe vë në pranga 37-vjeçarin, i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për armë, drogë, kanosje dhe tentativë vrasjeje.Policia vë në pranga edhe një 29-vjeçar që shoqëronte 37-vjeçarin, në automjet.Sekuestrohen një armë zjarri “Scorpion” me silenciator dhe një sasi fishëkësh luftarakë.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, falë inteligjencës policore se një shtetas me precedent të theksuar kriminal po qarkullonte i armatosur dhe kishte planifikuar të kryente një vrasje, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Shqiponjat”, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tentativa”.Si rezultat, në lagjen nr. 15, Durrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin lëvizte shtetasi i armatosur dhe kanë ndërhyrë duke zbatuar të gjitha procedurat standarde për ndalimin e një automjeti.Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por nuk ka mundur dot pasi është bllokuar nga shërbimet e Policisë.Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi A. M., me pasagjer shtetasin K. K., Policia, gjeti një armë zjarri “Scorpion” me silenciator dhe municion luftarak.Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:A. M., 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për disa vepra penale, brenda dhe jashtë vendit;K. K., 29 vjeç, banues në Durrës.Nga informacionet që kishte siguruar Policia, dyshohet se shtetasi A. M. kishte planifikuar vrasjen e një shtetasi.Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”.
Port Durrës/Policia Kufitare, kontrolle dhe verifikime, për parandalimin e kalimit të kufirit, në mënyrë të kundërligjshme.I siguroi një 39-vjeçareje, pasaportë false, që ajo të dilte ilegalisht nga vendi, arrestohet 40-vjeçari nga Kosova, rezident në Zvicër.Procedohet penalisht 39-vjeçarja nga Kosova, për përdorim të dokumentit fals dhe për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.Sekuestrohet pasaporta e dyshuar false.Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dedektuese, kanë konstatuar dhe goditur një rast të pajisjes me dokumente false, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi kosovar U. B., 40 vjeç, rezident në Zvicër, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. B., 39 vjeçe, banuese në Kosovë.Shtetasja Z. B. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të vendit, në portin e Durrësit, gjatë tentativës për të dalë nga vendi, me një pasaportë të dyshuar të falsifikuar, me të cilën nga veprimet hetimore, rezultoi se e ka pajisur shtetasi i arrestuar U. B.Pasaporta e dyshuar false u sekuestrua si provë materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Rinas/Goditen 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente false. Vihen në pranga një shtetas liberian dhe një shtetas kosovar që paraqitën dokumente identifikimi të falsifikuara, për të dalë nga Shqipëria.Sekuestrohen dokumentet e falsifikuara, si dhe dokumentet e identifikimit origjinale të shtetasit liberian, të cilat iu gjetën atij gjatë kontrollit fizik.Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, paralelisht me angazhimin për t’iu ofruar shërbim korrekt shtetasve që hyjnë ose dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, ushtrojnë vazhdimisht kontrolle, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kalimit të kufirit, me dokumente të falsifikuara.Si rezultat i kontrolleve janë goditur 2 raste të tilla, për të cilat janë arrestuar në flagrancë shtetasi liberian S. K., 32 vjeç, banues në Poloni dhe shtetasi B. M., 34 vjeç, banues në Kosovë.Këta shtetas i kanë paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, për të dalë nga Shqipëria. Pas verifikimeve nga punonjësit e Policisë Kufitare, me pajisjet dedektuese, ka rezultuar se këto dokumente ishin të falsifikuara.Dokumentet false janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me dokumentet e identifikimit origjinale (pasaportë, ID) të shtetasit liberian, të cilat iu gjetën atij gjatë kontrollit fizik.Materialet procedurale për këto raste i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Dimal/Ndezi zjarr në tokën e tij, për djegien e barishteve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën një sipërfaqe me bimësi dhe rreth 200 ullinj, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 66-vjeçari.Shërbimet e Policisë Dimal, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Goriçan, Dimal, kishte rënë zjarr i cili ishte përhapur nga era dhe po digjte një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe ullinj, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku me shërbimin zjarrfikës, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit B. T., 66 vjeç, banues në fshatin Goriçan, Dimal.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 235 shtetas, konkretisht: 59 shtetas janë vënë në pranga, 154 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 22 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 22 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 22 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera-1 shtetas është vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 11 raste- 5 shtetas dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të falsifikimit të dokumenteve, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 19 raste, 5 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 4 shtetas janë vënë në pranga, 14 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për 4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. 1 shtetas është vënë në pranga për 1 rast të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 35 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 31 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 19 raste, me 7 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 22 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vepra të turpshme”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Dhunimi i banesës”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale:
-“Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-“Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, me 3 shtetas të vënë në pranga;
-“Goditjet për shkak të detyrës”, me 2 shtetas të vënë në pranga.
Në vijim, janë evidentuar:
-7 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-7 raste në fushën e kundërshtimit/mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-6 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
5 shtetas të kërkuar përkatësisht për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Vepra të turpshme”, “Moskallëzimi i krimit”, “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, janë ndaluar nga Policia. 2 shtetas të tjerë të kërkuar për veprën penale “Përndjekja”, janë kapur dhe vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 13 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 11 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 42 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 18 shtetas janë vënë në pranga dhe 28 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.