Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Vau i Dejës-Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.Finalizohet operacioni policor i koduar “Forte”.Asgjësohen në total 810 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Bushat.Kapet në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.Gjatë kontrolleve antikanabis, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bazuar në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “Forte”, si rezultat i të cilit, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, janë gjetur dhe asgjësuar 810 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.Gjatë operacionit, është kapur në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike, njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi E. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast kultivimi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.
Sarandë-Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, që të mos e ndëshkonte me masë administrative, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, procedohet penalisht 25-vjeçari (drejtuesi i automjetit).Shërbimet e Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të masave për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve gjatë sezonit turistik, kanë shtuar kontrollet edhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit që janë burim aksidentesh.Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, nga monitorimi i kryer me mjetet bashkëkohore që Policia ka në dispozicion, është konstatuar një drejtues automjeti që nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.Shërbimet e Policisë kanë ndaluar drejtuesin e automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasin Xh. L., banues në Sarandë dhe në momentin që i kanë komunikuar masën administrative, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash, që të mos ndëshkohej me masën administrative për shkeljen e kryer.Punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar menjëherë në Komisariat, drejtuesin e automjetit, shtetasin Xh. L., 25 vjeç, banues në Sarandë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 25-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Policia Rrugore Sarandë apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe t’iu japin përparësi këmbësorëve, si dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, për asnjë arsye, pasi do të përballen me ligjin.
Fier-Plagosi me armë zjarri bashkëshorten dhe u largua nga vendngjarja, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori.Pas njoftimit të marrë se në lagjen “Sheq i Madh” ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore, rezultoi se shtetasi R. K., 49 vjeç, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, shtetasen N. F., 28 vjeçe, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar.Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, kanë rrethuar zonën dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma me të cilën shtetasi R. K. plagosi bashkëshorten e tij.Shtetasja N. F. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Himarë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë, operacioni policor i koduar “Buneci”.U konfiltuan fizikisht në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, dhe qëlluan në ajër me armë zjarri, falë veprimeve të shpejta hetimore, Policia identifikohen të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë konflikt.2 prej tyre janë vënë në pranga, 2 janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 1 është shpallur në kërkim.Sekuestrohen 2 armë gjahu, 1 krehër arme zjarri pistoletë, 1 shenjestër optike për snajper, 1 automjet dhe 1 aparat celular.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në një lokal në plazhi e Bunecit, në Himarë, disa shtetas ishin konfliktuar fizikisht dhe kishin qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë organizuar menjëherë punën me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë konflikt. Falë veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Buneci”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:-E. V., 42 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” (aktualisht ndodhet në spital, në ruajtje nga shërbimet e Policisë, pasi ka pësuar dëmtime fizike gjatë konfliktit);-N. L., 44 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.U shpall në kërkim shtetasi A. V., 46 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Punohet për kapjen e tij.Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, për shtetasit N. L., 40 vjeç, dhe A. L., 38 vjeç, të dy banues në Himarë.Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta shtetasit E. V. dhe A. V. (kushurinj) janë konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasit N. L. dhe A. L. (vëllezër), dhe më pas i kanë kanosur këta të fundit, duke qëlluar me armë zjarri në ajër, në ambientet e lokalit të shtetasit N. L., i cili ka tentuar ta fshehë ngjarjen.Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. L. u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu, ndërsa në banesën e shtetasit E. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 krehër arme zjarri pistoletë, 1 shënjestër optike për snajper. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar 1 automjet tip “Audi” dhe 1 aparat celular.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Dhërmi/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”.Operacioni, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës, me qëllim lirimin e hapësirave në plazhe të pushtuara në kundërshtim me ligjin, për aktivitete fitimprurëse.Kishte vënë në shëtitoren e Dhërmiut, makineri për lojëra për fëmijë, pa autorizim nga organet kompetente, procedohet penalisht 20-vjeçari, si dhe sekuestrohen makineritë.Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve të kryera ndaj operatorëve ekonomikë që e zhvillojnë aktivitetin e tyre në vijën bregdetare, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u evidentua dhe u godit një tjetër rast i pushtimit të hapësirave në plazhe, në kundërshtim me ligjin.Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 20 vjeç, banues në Dhërmi, pasi në shëtitoren e Dhërmiut, kishte vënë pa leje nga organet kompetente, 4 makineri për lojëra për fëmijë, pajisje të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Kontrollet dhe verifikimet vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Muriqan/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.Sekuestrohen 28 400 euro, procedohet penalisht 50-vjeçari që nuk i deklaroi në hyrje të Republikës së Shqipërisë.Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit kosovarë P. P. dhe B. P. (babë e bir).Gjatë kontrollit në automjet dhe në çantën e dorës të shtetasit P. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 28 400 euro që i posedonte shtetasi P. P., por nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar P. P., 50 vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Ksamil/Rrezikoi jetën e plazhistëve pasi shkeli perimetrin e sigurisë, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues skaf pa dokumentacion dhe ndëshkon drejtuesin e tij me 2 masa administrative.Vijon monitorimi nga Policia Kufitare, në bashkëpunim dhe me patrullat tokësore, përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.Ndëshkohet nga Policia Kufitare e Sarandës, me masat administrative 100 000 dhe 10 000 lekë të rinj, drejtuesi i një mjeti lundrues skaf, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord.Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf, duke lundruar brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Për këtë shkelje, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj. Gjithashtu, ky drejtues është ndëshkuar edhe me masën administrative 10 000 lekë të rinj, pasi ka patur mungesë në dokumentacionin në bordin e mjetit.Në përfundim, mjeti lundrues u bllokua në PKK Port Sarandë.Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.
Fier/Informacion paraprak-Plagosi me armë zjarri 1 shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një lokali, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi O. B., 33 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit L. (E). N., 30 vjeç, banues në Patos, dhe janë vënë në ndjekje të tij.Eshtë rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 271 shtetas, konkretisht: 77 shtetas janë vënë në pranga, 164 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 30 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 17 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera – 10 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 35 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 14 shtetas janë vënë në pranga, 15 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 45 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 14 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera – 15 shtetas janë vënë në pranga, 15 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 3 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 raste të krimeve kompjuterike, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për 2 rastet e tjera, 12 shtetas janë vënë në pranga.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 19 raste, 7 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për 3 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, ndërsa një shtetas tjetër është ndaluar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, të kryer më parë.
Është evidentuar 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 28 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 8 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 19 raste, me 5 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 16 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 43 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit” dhe “Keqtrajtimi i kafshës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe nga 1 rast i veprave penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga.
Gjithashtu, janë evidentuar nga 2 raste të veprave penale:
-“Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-“Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-“Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-“Goditjet për shkak të detyrës”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-“Keqtrajtimi i të miturit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-“Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Më tej, janë evidentuar:
-7 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-7 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim;
-3 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
1 shtetas është ndaluar për një rast të veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, të kryer më parë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 13 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 20 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 44 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 13 shtetas janë vënë në pranga, si dhe me 31 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.