Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
DVP Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Medikamenti”, për goditjen e kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Kukës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë.Sekuestrohen 15 kuti me medikamente të ndryshme, me vlerë 15 000 euro.Vihet në pranga një 54-vjeçar, pronar i autobusit ku u gjetën medikamentet.Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, për një rast të tentativës për të kontrabanduar në vendin tonë, një sasi medikamentesh, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Medikamenti”.Gjatë operacionit, në hyrje të PKK Morinë, si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë, në autobusin në pronësi të shtetasit M. H. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kuti me medikamente të ndryshme (mallra për të cilat paguhet akcizë), me vlerë 15 000 euro.Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 54 vjeç, banues në Kosovë, pronar i autobusit të linjës Prishtinë -Tiranë, në të cilën u gjetën medikamentet që do të kontrabandoheshin në Shqipëri.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë-Goditet një rast i shkeljes së pronësisë industriale për shkak se transportonte veshje të firmave të ndryshme, pa deklaratat e origjinave si dhe pa fatura tatimore përkatëse.Sekuestrohen 1563 artikuj veshje sportive me vlerë totale rreth 2 000 000 lekë, proçedohet penalisht poseduesi i tyre.Gjithashtu, vihet në pranga edhe një 36-vjeçar, pasi, pas një konflikti me një 55-vjeçar, e ka dhunuar fizikisht si dhe i ka dëmtuar edhe automjetin.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare kanë referuar materialet hetimore në Prokurori për fillimim e proçedimit penal ndaj shtetasit F. Ll., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.Ky shtetas, në fshatin Rrasfik, Mirditë, në rrugë, është konstatuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë me automjetin e tij tip “Benz”, ku pas kontrollit të mjetit iu gjetën 1563 pako me veshje të firmave të ndryshme, për të cilat nuk dispononte asnjë dokument mbi origjinën e tyre si dhe as faturë tatimore përkatëse. Vlera totale e mallrave të sekuestruar është rreth 2 000 000 lekë të reja.Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P. 36 vjeç, banues në Spiten, Lezhë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”.Ky shtetas, në hyrje të fshatit Spiten, për shkak të një konflikti që ka patur me shtetasin Gj. S. 55 vjeç, banues po në fshatin Spiten, Lezhë, në momentin që janë shkëmbyer të dy në rrugë me automjete, me qëllim i ka goditur mjetin 55-vjeçarit, si dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht.I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.Materialet procedurale iu referuan Prokurisë për veprime të mëtejshme.
Kurbin/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”, finalizohet faza e 39-të.Asgjësohen 62 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, vihet në pranga një 68-vjeçar i dyshuar si kultivuesi i tyre.Gjatë kontrollit të banesës së tij, i gjenden edhe disa mbetje bimësh thara, të dyshuara narkotike.Në zbatim të planit operacional me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 39-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”.Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Gërnac, njësia administrative Milot, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 62 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasit Xh. H. 68 vjeç, banues në fshatin Kurbin.Gjatë kontrollit të banesës së tij, i janë gjetur edhe disa mbetje bimësh të thara, të dyshuara narkotike cannabis sativa.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Pogradec-Siguroi kushtet dhe mjetet materiale, për të vrarë në një lokal, 3 shtetas me të cilët ishte konfliktuar për motive të dobëta, në vitin 2017, vihet në pranga 41-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim:-Lorenc Kuqo, 41 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 3 muaj. Ngjarja/Më datë 25.04.2017, 41-vjeçari, pas konflikteve për motive të dobëta me 3 shtetas, kishte planifikuar që ti vriste ata. Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi ngjarjen e rëndë, që ishte planifikuar të ndodhte në ambientet e një lokali. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automatik kallashnikov, 1 automjet dhe 1 kapuç (maskë), që i posedonte shtetasi Lorenc Kuqo.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Tepelenë/Policia identifikon autorët e 3 rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Dorëz, Turan dhe Dhëmblan.
Ndalohet 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerët, pasi ndezën zjarre në këto fshatra dhe nga përhapja e tyre u dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë identifikuar autorët e 3 rasteve të evidentuara në fshatrat Dorëz, Turan dhe Dhëmblan.
Në vijim të veprimeve procedurale, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. Z., 48 vjeç, banues në fshatin Sinanaj, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur për hapjen e kullotës, në fshatin Dorëz, Tepelenë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe kullote me bimësi të egër.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Sh. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Turan, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Bregu i Gjodhimës”, në fshatin Turan, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër;
-A. D., 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Dafina”, në fshatin Dhëmblan, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.Zbardhen 2 raste të vjedhjes në dy biznese, të kryera në Tiranë, gjatë ditëve të fundit.Identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, të cilët qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, e hodhën pistoletën nga dritarja e automjetit.Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një automjet, një laptop dhe 11 celularë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”.Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga dy shtetas 16 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një bashkëmoshatar i tyre, të tre banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike.Pas informacineve se autorët e dyshuar po qarkullonin të armatosur, me një automjet, në aksin rrugor Shkozë-TEG, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë, nga dritarja e automjetit. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë.Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Berat-Zbardhen 5 raste të vjedhjes në automjete dhe në banesa të ndryshme, në qytetin e Beratit.Kapet dhe vihet në pranga një 30-vjeçar, autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve.Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim M. H., 30 vjeç, banues në Berat.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari, gjatë periudhës korrik-shtator 2023, ka vjedhur sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme, në disa banesa dhe automjete.Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhjet e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 289 shtetas, konkretisht: 68 shtetas janë vënë në pranga, 198 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 23 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 17 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 6 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 31 raste-1 shtetas është vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 31 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 9 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste-2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të krimeve kompjuterike, 2 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 22 raste, 8 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 8 shtetas janë vënë në pranga, 9 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
40 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për 8 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. 6 shtetas të tjerë janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim për 4 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 55 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 12 shtetas janëë vënë në pranga, 3 shtetas janëë shpallur në kërkim dhe 41 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 17 raste, me 10 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 23 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, “Vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike”, “Ngacmimi seksuale”, “Fyerja”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Kanosja e gjyqtarit”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale:
-“Përkrahja e autorit të krimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të shpallur në kërkim;
-ne fushën e prostitucionit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-“Goditjet për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-“Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-“Heqja e paligjshme e lirisë”, me 3 shtetas të vënë në pranga.
Në vijim, janë evidentuar:
-8 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 18 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste në fushën e kundërshtimit/mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të shpallur në kërkim;
-3 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
3 shtetas të kërkuar përkatësisht për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, janë ndaluar nga Policia.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 7 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 39 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 17 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.