Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Po nga këta specialistë u kap dhe u ndalua shtetasi N. Zh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkuar vazhdimisht, në shtëpinë e babait të tij, në cenim të urdhrit të mbrojtjes, si dhe i ka marrë një shumë parash, në banesë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. S., 24 vjeç dhe P. Dh., 19 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik, iu janë gjetur doza të lëndës narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.