Kamëz/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Combination”

Kamëz/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Combination”. Sekuestrohen drogë dhe armë.

Evidentohen dhe goditen një rast i shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.

Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të cilët vepronin në grup për shitjen e lëndës narkotike.

Sekuestrohen rreth 3 kg e 200 gramë kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, pasi kanë siguruar informacion se 3 shtetas shitnin lëndë narkotike kanabis, në Kamëz, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Combination”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

K. A., 23 vjeç dhe L. Ç., 59 vjeç, të dy banues në Kamëz;

M. N., 48 vjeç, banues në Valias.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Kamëz, shtetasit K. A. dhe L. Ç., të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike nga shtetasi M. N. dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Kamzës.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. N., shërbimet e Policisë gjetën 3 kg e 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Lënda narkotike, arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️