Kurbin – Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “Basti i fundit”

Kurbin/ Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kishte vënë lokalin e tij, në dispozicion të vënies së basteve sportive, me celularë, dhe të organizimit të lojërave me letra, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari.

Në pranga dhe 4 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë duke luajtur.

Sekuestrohen 11 300 lekë, celularë dhe letra bixhozi, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, në kuadër të planit operacional të koduar “Basti i fundit”, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të vënies së lokalit, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të disa lojërave të fatit.

Si rezultat i fazës së katërt të operacionit “Basti i fundit”, u vunë në pranga shtetasit: B. H., 18 vjeç, F. H., 20 vjeç, M. K., 29 vjeç, D. Sh., 30 vjeç dhe V. M., 31 vjeç, të gjithë banues në Laç.

Të pestë këta shtetas u kapën në flagrancë, në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., në Fushë Milot, teksa vinin baste sportive, me celularë, dhe luanin lojëra fati me letra. Nga ky ambient u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 11 300 lekë, celularë dhe letra bixhozi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅