Lezhë
Ja pamjet e operacionit policor anticannabis të koduar “Prioriteti”.
Operacioni u zhvillua në Mirditë dhe në Kurbin.
Gjatë operacionit u goditën 2 raste të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe 2 raste të përshtatjes së lokaleve, për përdorim dhe shitje të drogës.
Në kuadër të operacionit u arrestuan 7 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas, si dhe vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.
Gjatë operacionit u sekuestruan 158 kg lëndë narkotike cannabis sativa (të gatshme për shitje dhe në proces tharjeje), një sasi e kësaj lënde dhe një sasi e lëndës narkotike kokainë, të ndara në doza të gatshme për shitje, si dhe 14 000 euro të dyshuara të përfituara nga këto veprimtari kriminale.
Operacioni vijon.