Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 42 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi është paraqitur në dalje të vendit, me një automjet tip “Benz”, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Francë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. Z., 45 vjeç dhe S. Gj., 45 vjeç, të dy banues në lagjen “Tre Heronjtë”, pasi u kapën duke ndërtuar mure rrethuese të banesave të tyre, pa lejet përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.