Sarandë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. T., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës dhe mjete të forta shtetasin L. P., 37 vjeç, banues në Ksamil. Shtetasi L. P, është transportuar në spitalin e Tramuës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin E. M., 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta ka kanosur me fjalë shtatasin R. M., 43 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.