Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ram Sadria”, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. G., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. K., 56 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. R.(K)., 56 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi këta shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin F. M., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin G. B., 43 vjeç, banues në Thumanë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- K. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në rrugën “Llazi Miho”, ka aksidentuar shtetasin H. B., 88 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
- A. R., 39 vjeç, banues në Patos, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në rrugën “Teodor Keko”, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. K., me të cilin më pas është konfliktuar. Si pasojë e përplasjes së automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.