DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 43 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në qytetin e Pogradecit, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Më pas, ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë dhe pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në fshat dyshohet se ka kanosur me mjet të mprehtë një 31-vjeçar, për motive të dobëta.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 57 vjeç, banues në fshatin Helmës, Kolonjë, pasi në fshat, dyshohet se ka vjedhur dy mjete pune dhe një bidon me sasi karburanti (naftë), në magazinën e një 50-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.