Bulqizë/Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve.
U kapën duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht dy autorët.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Viçisht, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B.H., 23 vjeç, dhe A.I., 38 vjeç, banues në Ostren, Bulqizë.
Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Fusha e Klenjës”, duke prerë lëndë drusore, në mënyrë të paligjshme.
Sasia e lëndës drusore dhe automjeti tip kamionçinë që do ti transportonte, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit, M.B., 74 vjeç, dhe H.P., 40 vjeç, banues në Klos, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë prerë 30 pemë në tokën në pronësi të shtetasit Rr.S.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.