Tiranë – Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin M. Q., 27 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Policisë Rrugore Krujë arrestuan shtetasin K. V., 41 vjeç, banues në Prishtinë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 15:30, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në fshatin Luz.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

  • K. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, e si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– D. H., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Unazën Lindore Farkë-TEG, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin S. K., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi S. K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur e ka bërë kallëzim shtetasi M. L., 49 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja K. L., 21 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.