DVP Dibër/Procedohen penalisht në gjendje të lirë dy shtetas, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin SH.K., 35 vjeç, banues në Prishtinës, Kosovë. Ky shtetas në kohë të ndryshme mëpërmjet komunikimeve elektronike, ka pretenduar se ish-bashkëshortja e tij, keqtrajtonte fëmijën e tyre të mitur. Në përfundim të kryerjes së veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se 35-vjeçari, ka bërë njoftim të rremë në organet e rendit.
-Shërbimet e Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A.S., banues në Peshkopi, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip ‘Citroen’, pa targa dhe pa u pajisur drejtuesi me leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.