Himarë/Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorët e 2 rasteve të zjarrvënieve në zonën e Lukovës.
Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë vënë në pranga shtetasit:
K. D., 56 vjeç, banues në Lukovë, pasi në fshatin Lukovë, ka ndezur zjarr për djegien e barishteve dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me ullinj, një sipërfaqe pylli dhe 15 koshere bletësh në pronësi të tij;
D. Sh., 37 vjeç, banuese në Lukovë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur barishte, në fshatin Shënvasil, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.