Shkodër – Policia Rrugore, kontrolle për të konstatuar parkimet e gabuara të automjeteve

Shkodër

Shërbimet e qarkullimit rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të komisariateve në varësi të saj, plan të posaçëm masash, në të gjithë territorin në juridiksionin e Policisë së Shkodrës, për të konstatuar parkimet e gabuara të automjeteve, në qytete (me fokus zonat në afërsi të shkollave).

Gjatë 2 javëve të para të implementimit të këtij plani masash, janë ndëshkuar me masa administrative 1746 drejtues automjetesh, të cilët duke parkuar në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, u bënë shkak për rëndimin e trafikut.

Konstatimet e këtyre rasteve, rezultat i intensifikimit të kontrolleve në çdo aks të qarkut, nga shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë.

Kontrollet për konstatimin e parkimeve të gabuara, vijojnë.

Policia e Shkodrës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë në numrin falas 112 ose në adresat zyrtare të Policisë, çdo rast të shkeljes së këtyre rregullave.

udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘

zbatorregullat✅⚠️

mbrojetën

respektokëmbësorët 🚶🚸

STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘