Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë arrestuan shtetasin R. Z., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Sh. K., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

  • I. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Lord Bajron”, u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
  • E. Ll., 33 vjeç, banues në Fan, Mirditë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Benz”, ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen F. F. dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
  • J. T., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap në rrugën “Muhamet Gjollesha”, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.