Tiranë
Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin V. A., 34 vjeç, banues në fshatin Fortuzaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe ka dëmtuar orenditë e banesës së tyre.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- A. S., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
- E. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
– S. E., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin (autobus), ka aksidentuar shtetasin V. P., 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit S. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë në rrugën “Musa Agolli”. Punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.