Rinas/Goditen 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente false

Rinas/Goditen 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente false.

Vihen në pranga një shtetas liberian dhe një shtetas kosovar që paraqitën dokumente identifikimi të falsifikuara, për të dalë nga Shqipëria.

Sekuestrohen dokumentet e falsifikuara, si dhe dokumentet e identifikimit origjinale të shtetasit liberian, të cilat iu gjetën atij gjatë kontrollit fizik.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, paralelisht me angazhimin për t’iu ofruar shërbim korrekt shtetasve që hyjnë ose dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, ushtrojnë vazhdimisht kontrolle, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kalimit të kufirit, me dokumente të falsifikuara.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur 2 raste të tilla, për të cilat janë arrestuar në flagrancë shtetasi liberian S. K., 32 vjeç, banues në Poloni dhe shtetasi B. M., 34 vjeç, banues në Kosovë.

Këta shtetas i kanë paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, për të dalë nga Shqipëria. Pas verifikimeve nga punonjësit e Policisë Kufitare, me pajisjet dedektuese, ka rezultuar se këto dokumente ishin të falsifikuara.

Dokumentet false janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me dokumentet e identifikimit origjinale (pasaportë, ID) të shtetasit liberian, të cilat iu gjetën atij gjatë kontrollit fizik.

Materialet procedurale për këto raste i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞