DVP Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. K., 43 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. L., 49 vjeç dhe për 2 djemtë e tij, shtetasin A. L., 24 vjeç dhe një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për shkak se pretendonin se shtetasi M. K., 19 vjeç, iu kishte dëmtuar fasadën e biznesit të tyre dhe nuk i kishte paguar për dëmin, e kanë marrë atë, me forcë, në automjet, dhe e kanë sjellë në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.