Durrës – Vihen në pranga 2 shtetas

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin R. H., 23 vjeç, banues në lagjen nr. 15, pasi kishte dalë jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëme të kufirit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan shtetasin B. K., 56 vjeç, banues në Sukth, pasi u kap në flagrancë, në fshatin Hamallaj, duke ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.