Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit kapën dhe ndaluan shtetasin F. F., 65 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin D. L., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.